Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thirrje për dhunë, Berisha 10 ditë jashtë Kuvendit/ Pesë deputetë të PD përjashtohen dy muaj pas dhunës në seancë

schedule11:22 - 30 Tetor, 2026

schedule 11:22 - 30 Tetor, 2026

TIRANË- “Këta meritojnë gaz, plumba, kafka e kocka të thyera” u shpreh Berisha, një ditë më parë në seancë plenare. Kërcënimi me vdekje përfundoi një furtunë në gotë. Parlamenti përjashtoi me 10 ditë Sali Berishën pas shfrenimit të doktorit në seancën e së enjtes.

Kërcënimet e doktorit nuk vlejnë më për socialistët, ato vlejnë vetëm për Arlind Qorrin dhe Agron Shehajn në protestën e së shtunës. Socialistët në Sekretariatin e Etikës nuk falën as deputetët e tjerë meshkuj të PD.

U përjashtuan me nga 60 ditë, Bledjon Nallbati, Blendi Himçi, Ivi Kaso dhe Xhelal Mziu për flakadanët shumëngjyrësh të ndezur në seancë. Dihet se për PS, pika e dobët janë gratë.



Socialistët falën deputeten Capja të Elbasanit. Nga 60 në 0 ditë dënim. Amnistia rozë ndaj grave nuk përfshiu burrneshën e PD-së, Albana Vokshin. Ajo do të rrijë pushim me doktorin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!