Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Morinë 31-vjeçari turk

schedule10:22 - 30 Tetor, 2026

schedule 10:22 - 30 Tetor, 2026

Një 31-vjeçar, shtetas turk, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, i akuzuar për vrasje.

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit me inicialet B. K., banues në Turqi.

Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një vendim kërkimi ndërkombëtar nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup, më datë 27 tetor 2026, për veprën penale të vrasjes.



Pas arrestimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës kryen procedurat përkatëse me qëllim ekstradimin e 31-vjeçarit drejt Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët maqedonas, vijon procedurat për ekstradimin e tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!