Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krisafi ngre dyshime për letrën e JD Vance: Në lojë janë Irani dhe Izraeli! Prenga: Nëntori, muaj kritik për marrëveshjen

schedule21:55 - 29 Tetor, 2026

schedule 21:55 - 29 Tetor, 2026

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ka ngritur dyshime mbi letrën e lidhur me JD Vance, duke argumentuar se situata mund të ketë pasoja të rëndësishme për të ardhmen e tij politike. Sipas Krisafit, në këtë zhvillim ndërthuren interesat e SHBA-së, Iranit dhe Izraelit, në një lojë të ndërlikuar gjeopolitike.

Sipas ekspertit, një nga faktorët kyç në këtë ekuacion është Izraeli, ndërsa Irani po përpiqet të shfrytëzojë çdo vështirësi politike me të cilën mund të përballet Vance. Krisafi vlerëson se zhvillimet aktuale duhen parë në kuadrin e një përplasjeje interesash mes tre aktorëve, ku secili synon të përfitojë nga pozicioni dhe dobësitë e palëve të tjera.

Ledion Krisafi: Ka diçka që nuk shkon në këtë letër dhe unë nuk mendoj që JD e ka shkruar këtë letër. JD kërkon të jetë kandidat për republikanët në zgjedhjet e ardhshme dhe do të ishte një barrë shumë e madhe. Është duke luajtur me vetë fatin e tij politik. Ka një pjesë të ekuacionit që është Izraeli. Logjika e shërbimeve izraelite shkon që regjimi i Iranit mund të bjerë. Këtu është pjesa tjetër që është Irani, që e di shumë mirë këtë situatë dhe po përpiqet që të shfrytëzojë çdo vështirësi politike të JD Vance. Po mundohet që të mbahet nëpër dhëmbë, është një lojë treshe mes JD Vance, Iranit dhe Izraelit.



Nga ana tjetër, koloneli Dedë Prenga vlerëson se palët kanë ezauruar pothuajse të gjitha alternativat e mundshme dhe se situata ka arritur në një fazë kritike, ku intensifikimi i luftimeve ushtarake mbetet një nga skenarët kryesorë. Sipas Prengës, vështirësia qëndron te fakti se asnjëra palë nuk duket e gatshme të pranojë një marrëveshje paqeje që nuk përmbush objektivat e saj.

Ai theksoi gjithashtu se muaji nëntor pritet të jetë kritik për lëvizjet politike të palëve, ndërsa përpjekjet po orientohen drejt arritjes së një marrëveshjeje. Sipas vlerësimit të Prengës, pavarësisht përshkallëzimit të mundshëm ushtarak, lëvizjet politike dhe negociatat mbeten pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje.

Dedë Prenga: I ka ezauruar të gjitha opsionet e mundshme dhe ka shkuar në nivelin e parafundit që është intensifikimi i luftimeve ushtarake. Këtu ka të bëjë shumë paraqitja e pikave të marrëveshjes, të dyja palët e kanë bindje të plotë tashmë që nuk mund të shkojnë në një marrëveshje paqeje me realizimin e objektivave të të dyja palëve. Të dyja palët do ta shesin si fitoren e tyre. Muaji nëntor do të jetë muaji kritik për lëvizjet e tyre politike. Të gjitha lëvizjet po bëhen që të arrihet një marrëveshje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!