Buxheti i vitit 2027 ka ndarë në vlerësime gazetarët dhe analistët, të cilët kanë dhënë nota të ndryshme, duke u ndalur te mbështetja sociale, realizimi i të ardhurave dhe ndikimi i politikave fiskale te bizneset.
Fatos Çoçoli e vlerësoi buxhetin me notën 8, duke theksuar se ai synon maksimizimin e të ardhurave dhe mbrojtjen e shtresave në nevojë.
Etleva Treska i dha notën 6, duke shprehur pesimizëm për realizimin e buxhetit dhe shqetësim për ndikimin e masave te bizneset.
Gazetarja Erblina Mile e vlerësoi buxhetin me notën 5 për balancën, duke veçuar si element pozitiv mbështetjen për pensionistët dhe masat për uljen e çmimeve të shportës.
Ergis Sefa dha notën 7, duke argumentuar se buxheti po adreson problemet, por mbeten mangësi në performancë.
Fatos Çoçoli: Ndër buxhetet e pakta që nuk ngel në klasë, ka kthimin në maksimizimin e të ardhurave dhe mbrojtjen e atyre që kanë nevojë. 8 ia jap pa frikë.
Etleva Treska: 6, sepse jam pesimiste për realizimin. Sepse ka krijuar tronditje tek bizneset.
Pse duhet t’i bie biznesit që më jep të ardhura? Kush ia jep lekët shtetit, ia jep biznesi. Pse duhet ta keqtrajtoj? Asnjëherë. Pse merresh me 75 për qind të bizneseve dhe 25 për qind që injorojnë shtetin janë rehat? 33 për qind janë informalë. Pse duhet të paguaj unë dhe nuk paguan informali?
Erblina Mile: Unë jam te nota 5 për balancë. Vlerësoj anën sociale, kishte shumë vite pa mbështetje për pensionistët dhe ulje të çmimeve të shportës. Deri në fund të nëntorit do të ketë ndryshime në shifra.
Ergis Sefa: Unë jap 7, sepse më në fund buxheti po adreson problemet dhe kemi mangësi te performanca. Nëse ecën mirë, mund të shkojë në 8.5-9.


