Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndjekja nga policia përfundon me aksident, dy të rinjtë përfundojnë në kanal në autostradën Durrës-Tiranë

schedule17:46 - 29 Tetor, 2026

schedule 17:46 - 29 Tetor, 2026

Një ndjekje policore është mbyllur me aksident pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku një automjet me dy të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Ngjarja ka ndodhur në kilometrat e parë të autostradës, pasi automjeti është pikasur nga një patrullë policie pranë Urës së Dajlanit, për shkak të disa manovrave të rrezikshme.

Sipas informacioneve të siguruara nga ABC News, efektivët u kanë bërë shenjë të rinjve të ndalonin, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë. Kjo ka bërë që patrulla të vihet në ndjekje të makinës, e cila pak më vonë ka përfunduar në kanal.
Dy të rinjtë që ndodheshin në automjet janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!