Projektbuxheti për vitin 2027 pritet të kalojë për herë të parë shifrën prej 10 miliardë eurosh. Qeveria parashikon që pjesa më e madhe e fondeve të shkojë për mbështetjen sociale dhe investimet publike.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se ekonomia shqiptare pritet të rritet me rreth 4%, ndërsa një nga synimet kryesore është ulja e papunësisë nën nivelin 8%.
Më shumë para parashikohen për infrastrukturën dhe energjinë. Këto dy fusha do të marrin rreth 75.4 miliardë lekë, ose 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Financim shtesë do të ketë edhe për shëndetësinë.
Edhe bujqësia do të përfitojë më shumë fonde.
Në fushën e mbrojtjes, Shqipëria parashikon të shpenzojë për NATO-n 2.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2027,
Rritje të fondeve parashikohet edhe për pushtetin vendor. Buxheti për bashkitë dhe njësitë vendore do të jetë 17% më i lartë krahasuar me vitin 2026./abcnews.al


