Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulen çmimet e ushqimeve/ Efekti i TVSH prej 6 përqind, prek 54 produkte

schedule13:12 - 29 Tetor, 2026

schedule 13:12 - 29 Tetor, 2026

Qytetarët shqiptarë do të blejnë më lirë 54 produkte të shportës ushqimore që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm.Qeveria ka propozuar një masë të rëndsishme fiskale e  duke ulur TVSH nga 20% në 6% cila pritet të ndikojë direkt në uljen e çmimeve të disa prej produkteve ushqimore duke u kursyer  rreth 150 milionë euro familjeve.

Por cilat janë disa prej produkteve që do të trajtohen me TVsh të reduaktuar?Në relacion parashikohen që disa nga produktet ushqimore bazë që do të preken janë  buka dhe mielli, qumështi dhe kos natyral, vezë, oriz, makarona, sheqer, vaj ushqimor, mish pule, mish viçi/derri, peshk bazë, fruta të freskëta, perime të freskëta, bishtajore.

Po ashtu nga ulja e TVSH do të përfitojnë edhe familjet me fëmijë pasi  zbatimi i reduktimit të TVSH-SË parashikohet edhe për  ushqime bazë për foshnja.



Produktet ushqimore janë pjesë e domosdoshme e konsumit të përditshëm të familjeve dhe përbëjnë shpenzime që nuk mund të shmangen. Për këtë arsye, ndryshimi i çmimeve të këtyre produkteve ndikon drejtpërdrejt në buxhetin familjar dhe në aftësinë e familjeve për të përballuar nevojat bazë ushqimore.

Kjo masë merr rëndësi të veçantë edhe në aspektin social, pasi familjet me të ardhura më të ulëta priren të shpenzojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për plotësimin e nevojave bazë ushqimore.

Përveç vendeve të Bashkimit Evropian, edhe vendet e rajonit, siç janë Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, zbatojnë shkallë të reduktuar të TVSH-së./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!