Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

schedule11:10 - 29 Tetor, 2026

schedule 11:10 - 29 Tetor, 2026

 TIRANË–

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar agjendën e seancës plenare. Kuvendi kaloi sot në votim projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, mes tyre edhe ligjin për Bankën e Shqipërisë, pas tensioneve të krijuara në seancë plenare, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe hodhën tymuese në sallë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi kalimin në votim të projektligjeve, propozim që u miratua me shumicë votash.



Deputetët e Partisë Demokratike Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, me vendim të kryeparlamentarit Niko Peleshi u përjashtuan nga seanca pasi ndezën tymuese në sallë. Ligjet e miratuara sipas rendit të ditës:

*Projektligji “Për Bankën e Shqipërisë”. *Akt normativ nr. 4, datë 25.9.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. *Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2024, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike në Shqipëri, sipas parimit të eficiencës së energjisë V” *Projektligji “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë”. *Projektligji “Për mbrojtjen e konsumatorit”. *Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 131/2015, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar”. *Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”. *Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar”. *Projektligji “Për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare”. *Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”””. *Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, të ndryshuar”. *Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar”. *Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027”. *Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të *Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. *Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në strukturën organizative, organikën dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të personelit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, të miratuar me vendimin e Kuvendit nr. 90/2022, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 55/2014, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit pozicioneve të punës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, të ndryshuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!