Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Izrael/ “Rritje e pëlqyeshmërisë për formacionet arabe”, Sotiri: Mund të kemi një koalicion që mund ta lërë jashtë Netanyahun

schedule21:30 - 28 Tetor, 2026

schedule 21:30 - 28 Tetor, 2026

Ekspertja Juxhina Sotiri ka komentuar zhvillimet politike në Izrael, duke u ndalur te izolimi ndërkombëtar i vendit, goditja e imazhit të tij dhe ndikimi që këto zhvillime mund të kenë në sjelljen e votuesve.

Sipas Sotirit, votat kundër qeverisë së BenNetanyahut dhe mosbesimi ndaj saj janë reflektuar edhe në zhvillimet elektorale.

Ekspertja ka vlerësuar se mund të krijohen kushtet për një koalicion që do ta linte Netanyahun jashtë qeverisjes. Ajo ka theksuar gjithashtu rritjen e pëlqyeshmërisë për formacionet politike arabe.



Sipas Sotirit, këto zhvillime mund të ndikojnë në avancimin e axhendës për zgjidhjen me dy shtete, Palestinën dhe Izraelin, si dhe në të ardhmen e Marrëveshjeve të Abrahamit.

Ajo është ndalur edhe te përgjegjësitë e mundshme të Netanyahut për krime lufte dhe gjenocid, duke theksuar se votuesit izraelitë po përpiqen të bëjnë dallimin mes liderit politik dhe veprimeve të tij.

“ Izraeli ka një izolim ndërkombëtar dhe goditje të imazhit, votat kundër tij dhe mosbesimi për qeverinë Netanyahu janë reflektuar këtu. Vihet re një prezencë më e madhe e arabëve, që tregon për rritjen e ndjeshmërisë së kësaj popullate. Mund të kemi një koalicion që mund ta lërë jashtë Netanyahun.

Kemi një rritje të pëlqyeshmërisë për formacionin arab, edhe pse kanë problematika brenda tyre. Do të çojnë përpara edhe axhendën mes dy shteteve, Palestinë dhe Izrael, apo edhe Marrëveshjen e Abrahamit. Netanyahun e presin hetimet për krime lufte, gjenocid dhe qytetarët e Izraelit, në tendencën e votës së tyre, përpiqen ta ndajnë me liderin dhe atë që ka bërë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!