Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha do të faturojë dështimin politik”, Meçe: ‘Tradhtari’ i tij është Agron Shehaj!

schedule21:03 - 28 Tetor, 2026

schedule 21:03 - 28 Tetor, 2026

Analisti Arben Meçe ka komentuar situatën politike në kampin opozitar, duke thënë se problemi i Berishës është se duhet të gjejë dikë brenda vendit ku të faturojë dështimin politik.

Analisti ka përmendur edhe Agron Shehajn, për të cilin ka përdorur termin “tradhtar”, ndërsa ka deklaruar se i vjen keq për paratë që Shehaj ka investuar.

Sipas Meçes, humbjet politike të Berishës shoqërohen me një qëndrim ku ai nuk e pranon asnjëherë përgjegjësinë për dështimet.



 “ Problemi i Berishës është se duhet të shkarkojë dhe dështimin politik brenda vendit, tradhtari është Agron Shehaj. Problemi i Berishës është se diku duhet ta faturojë dështimin, çfarë di të bëjë brenda vendit. Do t’ia kalojë Gonës.

Humbjet e Berishës shoqërohen me një arsye, ai nuk është asnjëherë fajtor. Më vjen keq për Shehajn për lekët që ka hedhur. Shqetësimi i Sazan Gurit, ka dalë në deklaratë dhe ka thënë se doktor, duhet të japësh dorëheqjen, duhet marrë seriozisht. Për herë të parë, ai po e merr seriozisht edhe doktorin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!