Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e një akti normativ për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve.
Sipas vendimit, akti normativ parashikon dëmshpërblimin e subjekteve të prekura, si dhe rregullimin e pasojave të shkaktuara nga këto akte të dhunshme.


