Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Buxhet historik për 2027, mbi 10 miliardë euro”, Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja!

schedule13:36 - 28 Tetor, 2026

schedule 13:36 - 28 Tetor, 2026

Qeveria dorëzon sot në Kuvend buxhetin historik mbi 10 miliardë euro për vitin 2027, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një adresim për shqiptarët.

“Ekonomia na e ka dhënë mundësinë, rritja e pensioneve të dyfishohet në çdo vit pasardhës. Rritja e këtij viti do të jetë e dyfishuar, e kam thënë për rata që e bënë madhështore protestën e flamingos, jam i vetëdijshëm nga rrija e kostos së ushqimeve apo e naftës.

Vetëm tre ditë më parë ju thash se do ju bëja me dije masat e reja për lehtësimin e familjeve të zakonshme. Sot i përcjellim kuvendit buxhetin 2027, kalon pragun e 10 mld eurove për herë të parë në histori. Borxhi publik ka rënë në një prag të poshtëm historik po ashtu. E thonë të gjitha shifrat dhe faktet se ekonomia është ndër më dinamiket në rajon. Prekja e pragut prej 30 mld euro të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, e ilustron panoramën optimiste.



Në buxhetin e 2027, kemi planifikuar një sërë masash ambicioze. Mesazhi është i qartë: Më shumë biznese, më shumë kompani, investime, njerëz të pasur në Shqipëri. Ndaj mbetemi partizani të taksimit të ndershëm”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!