Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avokatët kthehen në GJKKO/Apeli Administrativ pezullon bojkotin e tyre deri në shqyrtimin e çështjes

schedule13:11 - 28 Tetor, 2026

schedule 13:11 - 28 Tetor, 2026

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar efektet e vendimit për bojkotin e avokatëve, të miratuar nga Këshilli Drejtues i Dhomës së Avokatisë, deri në shqyrtimin e çështjes.

Apeli Administrativ ka pranuar kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, e cila kundërshtoi vendimin e Dhomës së Avokatisë.

Me këtë vendim, për momentin zhbllokohen proceset gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku avokatët kishin kundërshtuar rregulloren që u ndalonte mbajtjen e telefonave celularë në sallën e gjyqit.



Pezullimi do të jetë në fuqi deri në shqyrtimin e çështjes nga gjykata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!