Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin te Ministria e Arsimit, dy të arrestuar

schedule10:51 - 28 Tetor, 2026

schedule 10:51 - 28 Tetor, 2026

TIRANË- Dy persona janë arrestuar pas protestës së zhvilluar më 27 tetor para godinës së Ministrisë së Arsimit pasi dyshohet se kundërshtuan punonjësit e Policisë, hodhën sende të forta në drejtim të institucionit dhe dogjën kazanë mbeturinash.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë 49-vjeçarja Vera Camaj, dhe 27-vjeçari Besmir Pulaj.

Si pasojë e këtyre akteve u dëmtua prona publike dhe u bllokua qarkullimi në Rrugën e Durrësit.



Nga hetimet e mëtejshme, rezultoi se 27-vjeçari dyshohet gjithashtu se më 23 tetor, në rrugën “Abdi Toptani”, ka vjedhur kasën e një motomjeti me vlerë rreth 1 mijë euro.

Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!