Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Exit pollët në Izrael vendosin fitues bllokun e Eisenkotit, por pa shumicën për qeverisje

schedule21:22 - 27 Tetor, 2026

schedule 21:22 - 27 Tetor, 2026

Rezultatet e exit pollëve të transmetuesve kryesorë izraelitë tregojnë se blloku i udhëhequr nga Gadi Eisenkot ka dalë grupimi më i madh në zgjedhjet parlamentare në Izrael, por pa arritur shumicën e nevojshme për të qeverisur i vetëm.

Si parti e vetme, Likudi i kryeministrit Benjamin Netanyahu pritet të jetë me numrin më të madh të ulëseve në Knesset, parlamentin izraelit.

Ndërkohë, partitë arabe izraelite kanë siguruar një numër rekord ulësesh, sipas vlerësimeve të publikuara pas mbylljes së vendvotimeve.



Për të siguruar shumicën në Knessetin me 120 ulëse nevojiten të paktën 61 deputetë.Rezultatet zyrtare pritet të publikohen duke filluar nga ora 22:00. Megjithatë, rreth 600 mijë vota nga votuesit që nuk kanë votuar në vendvotimet e zakonshme, pothuajse të gjitha nga pjesëtarë të ushtrisë, që përbëjnë rreth 10 për qind të totalit të votave, pritet të numërohen krejtësisht deri të enjten.

Pasi të përfundojë numërimi, presidenti i Izraelit do të zhvillojë konsultime me të gjitha grupet politike dhe më pas do t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë liderit që vlerëson se ka gjasat më të mëdha për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare.

Procesi i formimit të koalicionit qeverisës mund të zgjasë disa javë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!