Analisti Plator Nesturi thotë se situata lidhur me protestat në vend, kërkon zgjidhje politike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nesturi u shpreh se është kundra dhunës.
Ndërsa pedagogu Klementin Mile deklaroi se do duhet të presim zgjedhjet lokale, për të parë numrat e qeverisë dhe protestuesve.
Plator Nesturi: Për mua kërkon një zgjidhje politike. Ata që janë në politikë të merren me këtë gjë. Nuk po them që do dalin çdo ditë. Ka krisje mes qytetarit dhe politikës. Nuk jam pro dhunës. Mos të ngelemi te një element, që mund t’i bëjë dëm një kauze. Dhuna nuk është rruga e duhur.
Klementin Mile: Rama pati intuitën e duhur por nuk ka gjetur mjetet e duhura, për ta adresuar politikisht. Politikisht duhet të merret kryeministri me ata që i kundërvihen atij, sado e madhe apo e vogël qoftë. Por mjetet që ka gjetur, pasqyra, prania besnike, i përkasin një faze tjetër, do duhet të ishte bërë pak më herët, që mos të kishte lejuar këtë akumulim, indinjatë, zemërim, pakënaqësie që është përhapur. Do duhet të presim zgjedhjet lokale, të shohim numrat. Unë po shikoja shpesh edhe sjelljen e policisë. Herë pas here e kam parë policinë, që edhe me pesë apo gjashtë protestues të dhunshë, dhe 30 policë andej që rrinin në pritje. A është taktikë policore, apo mënyrë për t’i lejuar të ushtronin edhe pak dhunë. Është llogaria politike. Për mua, Rama është duke e adresuar politikisht. Unë mendoj se ai po përpiqet ta zgjidhë politikisht, por nuk po gjen mënyra e duhura./abcnews.al


