Ish ministri i Mjedisit në RMV, Xhelil Bajrami thotë se Shqipëria nuk ka çfarë të mësojë nga protestat në Serbi.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bajrami u shpreh se pozitive nga zgjedhjet serbe, është fakti se u mbyll një kapitull lidhur me politikanët e kohës së Millosheviçit, si Aleksandër Vuçiç.
Bajrami shtoi se në listën studentore nuk kishte student fitues, dhe se ata kanë qëndrim të njëjtë për Kosovën, ku nuk e njohin si shtet.
“Demokracia sot në botë, nuk është për çdo vend, por është për demokraci globale. Padyshim që demokracitë e mëdha importohen në vende të vogla. Kjo lloj dhune sot në Serbi, ka vazhduar në të gjithë bashkitë e Serbisë që udhëhiqen nga partia e Vuçiç. Unë i kam ndjekur me shumë kujdes zhvillimet, asnjë gjë nuk ka për të mësuar nga ato protesta. Dikush ka dashur ta bëjë këtë revolucion në Serbi, ka pasur liderë shqiptarë që e kanë përshëndetur. Në Serbi, e vetmja gjë pozitive, ka qenë mbyllja e kapitullit të politikanëve të kohës së Millosheviçit. Lista studentore, nuk ka asnjë student. Janë juristë, ekonomistë, profesionistë të ndryshëm. Kjo është lista studentore e profesionistëve të ndryshme. Edhe pas fitores së madhe, ata vazhdojnë me mentalitet e vjetër politik. Kosovën nuk e njohin si shtet. Fillon një epokë e panjohur. Serbia është faktor destabiliteti në rajon”, theksoi ai./abcnews.al


