Analisti Plator Nesturi thotë se demokracia funksionale është e ndryshme në çdo vend.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nesturi u shpreh se jemi në një periudhë ku shumë klishe të vjetra dhe kërkohen fytyra të reja.
Sipas Nesturit, për fake news, si ajo e Sali Berishës për paketën e re fiskale, duhet të kishte një reagim nga institucionet.
“Mund të jetë ajo që duket si demokraci funksionale, mund të jetë kllapë e mbyllur, në një rreth vicioz. Unë mendoj se prishja apo ndërprerja e rrethi vicioz, do ishte diçka e mirë për demokracinë. Secili vend, sipas kushteve që ka në realitet, brenda vetes së saj. Jemi në një periudhë në të cilën shumë klishe të vjetra po mbarojnë. Kërkohen njerëz të rinj, fytyra të reja. Jemi ende në një ballafaqim të madh. Nuk hapet rruga asnjëherë kollaj, rezistenca është e madhe. Ka forma dhe mënyra të ndryshme. Rrjedha dhe evolucioni në vetvete, nuk mund ta pengosh. Unë mendoj se është evolucion. Meqë po flasim për fake news që ishte në realitetin shqiptar, çështja është që po e shikon fake news, që është kapur nga lideri i opozitës. Edhe kur del një fake news, është institucioni përkatës. Ka një ministri, ne nuk kemi reagim. Kjo tregon që kemi një ngërç”, theksoi ai./abcnews.al


