Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Me aq njerëz nuk shkarkon dot një drejtor, jo më një kryeministër”/ Minxhozi: Dhuna prishi vetë protestën!

schedule20:43 - 26 Tetor, 2026

schedule 20:43 - 26 Tetor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar zhvillimin e protestave dhe përdorimin e dhunës, duke theksuar se aktet vandale largojnë qytetarët që zgjedhin të protestojnë në mënyrë paqësore.

Sipas tij, përpjekjet për të ndërthurur protestat në Shqipëri me ato që zhvillohen në vendet perëndimore, pa marrë parasysh kontekstin e ndryshëm, janë të gabuara.

Minxhozi vlerësoi se dhuna ka dëmtuar vetë protestën, duke dobësuar mesazhin e saj dhe duke bërë që në shesh të mbeten vetëm grupet e dhunshme dhe policia.



“Protesta ka qenë e frikshme kur ka qenë e flamingove, paqësore dhe e madhe. Ngatërrimi i qëllimshëm i dy gjërave, asaj që po kalon Perëndimi dhe asaj që po kalojmë ne këtu, Antifa, që është politike, duhet t’i qëndrojnë kërkesës së tyre dhe të mos përfshihen me bankat apo bizneset.

 Sa herë që protestat kanë një grup vandalësh, me shkopinj dhe me hunj, e gjithë ajo pjesë e qytetarëve që kanë ardhur për të protestuar paqësisht, ikin të parët. Dhe kur ikin qytetarët, ngelin vetëm njerëzit me shkopinj dhe policia.

 Këtu nuk heq dot një drejtor shkolle, jo më një kryeministër me aq njerëz. Dhuna ka prishur vetë protestën. Ata në Europë kanë dalë për të djegur, pse do që atë manual ta përdorësh me këtë kontekst, ku e di që nuk të funksionin edhe njerëzit të largohen?!”, tha analisti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!