TIRANË- Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dhënë disa porosi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
Sipas porosive të dhëna, Rama ka kërkuar që puna e Partisë Socialiste do të vijojë normalisht, ndërsa do të vazhdojnë komunikimet në terren dhe puna për hartimin e paketës sociale.
Një vëmendje e veçantë është shprehur Rama do t’u kushtohet edhe studentëve. Kryeministri Rama ka kërkuar që nevojat e tyre të reflektohen në paketën sociale që po përgatitet.
Gjatë diskutimeve është trajtuar edhe çështja e dëmshpërblimit të bizneseve të dëmtuara nga protestat dhe për këtë, është diskutuar mundësia që fondet përkatëse të përfshihen në projektbuxhetin e vitit 2027.
Një tjetër çështje e diskutuar ka qenë ajo e ndryshimeve në ligjin për tubimet. Sipas porosive të dhëna, procedurat për këto ndryshime mund të përshpejtohen. Sa i përket situatës në Tiranë, Rama ka theksuar se nuk mund të lejohet dhuna dhe vandalizmi, duke kërkuar vijimin e punës politike dhe të komunikimit në terren./abcnews.al


