Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Media po i shërben dhunës”, Bislimi: Shteti duhet të marrë masa të rrepta, po cënohen institucionet!

schedule22:05 - 25 Tetor, 2026

schedule 22:05 - 25 Tetor, 2026

Labinot Bislimi, anëtar i kryesisë së “Aleancës”, ka komentuar protestat e fundit, duke i cilësuar ato si akte dhune të drejtpërdrejta që cenojnë institucionet dhe që, sipas tij, kanë objektiva të caktuara.

Bislimi u shpreh se protestuesit vijnë të përgatitur dhe se hetimet duhet të zbardhin nëse pas veprimeve të tyre qëndron një strategji e organizuar.

Ai theksoi se shteti duhet të marrë masat më të rrepta të mundshme përballë dhunës, ndërsa paketën e masave e cilësoi si të frymëzuar nga praktikat e vendeve evropiane.



Bislimi kritikoi gjithashtu një pjesë të kanaleve televizive, për të cilat pretendoi se po i shërbejnë dhunës dhe po largohen nga standardet e gazetarisë profesionale.

“Jemi në një dhunë të drejtpërdrejtë që cenon institucionet, është një dhunë me objektiva të caktuara. Protestuesit vijnë të përgatitur dhe duket qartë që kanë objektiva të qarta. Ka një strategji që do të provohet nga hetimet.

Shteti është dhunuar dhe duhet të marrë masat më të rrepta të mundshme. Paketa e masave është e frymëzuar nga vendet evropiane dhe ka pasur vonesa, sepse nuk ka qenë e sprovuar më parë me dhunë. Një pjesë e kanaleve televizive po i shërbejnë dhunës. Nuk jemi në kuadrin e gazetarisë dhe profesionalizmit; edhe këta gazetarë duhet të hetohen. Nuk kemi të bëjmë me gazetari, por me angazhim në përkrahje të dhunës.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!