Gazetari Ardit Rada ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestat, duke thënë se Berisha nxit dhunën në Kuvend dhe në rrugë.
Rada pretendoi se personat pranë Berishës janë të frymëzuar nga qëndrimet e tij dhe kritikoi mënyrën se si, sipas tij, media e lidhur me të pasqyron zhvillimet politike.
Gazetari ngriti gjithashtu shqetësimin për pretendimet mbi financime nga Irani me miliona dollarë përmes kriptomonedhave, të cilat, sipas tij, synojnë destabilizimin e Shqipërisë.
Ai theksoi se destabilizimi i një vendi anëtar të NATO-s mund të pengojë edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“ Kemi një kryetar që frymëzon dhunën në Kuvend, në rrugë dhe, mbi të gjitha, bën sikur këta ishin paradite dhe u tërhoqën pasdite. Berishës i janë harruar krime shumë të mëdha, po ju kujtoj Otranton, skemat piramidale, vitin 1997.
Ata njerëz pranë Berishës janë të frymëzuar dhe i kanë bërë këtë krim. Me televizionin e tij e ka çuar nivelin e vet në tokë, me gazetarë, me regjisorë. Irani ka hedhur miliona dollarë me kriptomonedha për të destabilizuar Shqipërinë. Destabilizojnë një vend të NATO-s. Pengon integrimin e Shqipërisë në BE. SHISH-i duhet të ishte i shqetësuar i pari, duhet të informonte shtetin.”


