Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Opozita fiton zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç pranon humbjen

schedule21:43 - 25 Tetor, 2026

schedule 21:43 - 25 Tetor, 2026

Kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pranoi humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Në bazë të mostrës, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar Lista Studentore, e cila do të ketë mes 135 dhe 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, tha Vuçiç.

“Ne kemi rreth 1.720.000 vota, ndërsa ata rreth 2.200.000”, shtoi ai, raporton REL.



Partia Përparimtare Serbe ishte në pushtet që nga viti 2012.

Në shtabin e Listës Studentore “Studentët fitojnë” ka nisur festa pas triumfit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kandidatët e kësaj liste, së bashku me studentët, po këndojnë dhe po brohorasin “Fitore”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!