Protestuesit e mbledhur përpara kryeministrisë, marshuan drejt Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar tubimit të studentëve.
Siç shihet nga pamjet e ABC News, një grup protestuesish pas maska, i vunë flakën një koshi mbeturinash te “Rruga e Durrësit” dhe hodhën gurë drejt godinës së ministrisë.
Në terren ndodhen edhe forcat e rendit, të cilat ndërhyrë me autobotin me ujë, për të shpërndarë protestuesit.


