Protestuesit refuzuan këtë të shtunë, 24 tetori, kërkesën e pestë të kreut të qeverisë Edi Rama, për dialog. Vetë kryeministri ka ndarë video ku disa protestues kanë djegur jastëkët që ishin vendosur për dialog.
Me në anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan: Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse “studentëve” bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…


