Atletico Madrid ia ka dalë të shënojë ndaj Barcelonës në aksionin e parë të pjesës së dytë. Koke mposhti portierin e katalanasve dhe tashmë skuadra e Diego Simeone e sheh veten në epërsi.
Atletico ia doli të rikuperonte një top në mesfushën e Barcelonës dhe sulmi i tyre u konkretizua nga Koke, i cili brenda zonës nuk fali dhe shënoi.