Teksa këtë të shtunë, 24 tetor, ishte parashikuar që të mbahej protestë kombëtare. Megjithatë qytetarët në kryeqytet vazhdojnë jetën normalisht. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gazetarja e ABC News, Bleona Prengezaj raporton se situata paraqitet e qetë, bulevardi është i boshatisur dhe vazhdon qarkullimi normal i mjeteve.
Ndërkohë gazetarja Ajgena Korbi, nga “Rruga e Durrësit”, para Ministrisë së Arsimit, atje ku fillimisht nisën protestat e dhunshme, raporton se situata është gjithashtu e qetë, njerëzit vazhdojnë përditshmërinë në normalitet, teksa vazhdon pa pengesa edhe qarkullimi i automjeteve.


