Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta/ “Të shtunën s’do të ndodhë asgjë!”, Meçe: Qytetarët e Tiranës e kanë bojkotuar Berishën, janë distancuar nga dhuna!

schedule21:35 - 23 Tetor, 2026

schedule 21:35 - 23 Tetor, 2026

Analisti Arben Meçe ka komentuar protestat e fundit në Tiranë, duke i cilësuar aktet e dhunshme si terroriste dhe antishqiptare. Sipas tij, sulmet janë drejtuar ndaj pronës private dhe shtetit.

Meçe u shpreh se qytetarët e Tiranës janë distancuar nga protestat e dhunshme, duke e interpretuar këtë si një bojkot ndaj Berishës.

Sipas Meçes, në protestën e të shtunës nuk ka për të ndodhur asgjë, sepse qytetari është distancuar nga aktet e dhunshme.



“Janë akte terroriste me burim dhe origjinë në Rusi. Vala goditëse u drejtua ndaj pronës private dhe shtetit. Qytetari i Tiranës e ka dhënë mesazhin, e ka bojkotuar Berishën. Dy ditët e fundit ke vetëm militantë politikë dhe nuk ke qytetarë.

Nesër nuk do të ndodhë asgjë, sepse qytetari është distancuar nga aktet e dhunshme terroriste, antishqiptare. Është edhe militant i PD-së, ku sekti berishian këtij personi, në shërbim të interesave serbo-ruse, i ka vënë kufirin te thana.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!