Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gurët ishin ultrabazikë”, përlotet analisti: Policia veproi me profesionalizëm! Nëse do tërhiqej, vandalët nuk do ndalonin!

schedule20:27 - 22 Tetor, 2026

schedule 20:27 - 22 Tetor, 2026

Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar zhvillimet gjatë protestës, duke u ndalur te aktet e vandalizmit, përgjegjësia politike dhe reagimi i Policisë së Shtetit.

Sipas Meçes, në fazën e parë të protestës procesin e drejtuan vandalët, ndërsa autorësinë e këtyre veprimeve e ka marrë përsipër Berisha.

Meçe u shpreh se shteti u gjend i papërgatitur përballë situatës, pasi, sipas tij, nuk pritej që qytetarët të ngriheshin për të shkatërruar pronën e tyre. Ai theksoi se institucionet aktivizuan mekanizmat për garantimin e pronës dhe të rendit kushtetues.



Duke vlerësuar reagimin e efektivëve të policisë, analisti tha se ata treguan heroizëm përballë sulmeve me gurë, të cilët i përshkroi si shkëmbinj ultrabazikë, shumë të fortë.

Sipas Meçes, profesionalizmi dhe bindja se po mbronin shtetin ndihmuan efektivët të përballonin situatën. Ai paralajmëroi se, nëse policia do të ishte tërhequr, turma nuk do ta kishte ndalur sulmin.

“ Në fazën e parë ishin vandalët, që drejtuan procesin. Autorësinë e tyre e ka marrë Berisha. Kur plasi revolta, thamë që është lëvizje e krahut paramilitar, e dirigjuar nga Berisha. Shteti u gjet i papërgatitur, sepse nuk kishte mendje shqiptari që do të ngrihej të shkatërronte pronën e vet. Shteti aktivizoi instrumentin që garanton pronën dhe rendin kushtetues. Policët bënë heroizëm ndaj atyre gurëve ultrabazikë, ekuivalentë me hekur. Ata gurë janë ultrabazikë – shkëmbi më i fortë që ekziston.

Një familje polici prisnin t’ju vinte babai. Kur babai që kishte 15 orë përballë kësaj turme, vijnë të përkëdhelin babain. Në 5 të mëngjesit përcillnin babain. Ishte I dhimbshëm! Ajo media mbi 90 për qind e drejtoi majën e shpatës kundër tyre.

Nuk e goditën dot policinë, sepse ajo veproi me profesionalizëm dhe me bindjen se po mbronte shtetin. Nëse policia do të tërhiqej, ajo turmë nuk do ta mbyllte sulmin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!