2821 punonjës të Policisë së Shtetit do të përfitojnë shpërblim për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë protestave. Qeveria ka miratuar vendimin në mbledhjen e fundit ku ka rritur numrin përfituesve me 71 punonjës.
Nga përllogaritja e fondit total në raport me numrin e përfituesve, rezulton një mesatare prej rreth 269 mijë lekësh për efektiv, pasi përfshihen edhe taksat.
Përmes këtij vendimi, qeveria parashikon të shpërblejë efektivët për angazhimin e tyre në menaxhimin e protestave dhe për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të tyre.
Nga përllogaritja e fondit total në raport me numrin e përfituesve, rezulton se ata do të përfitojnë mesatarisht një dëmshpërblim prej 269 mijë lekësh për çdo punonjës policie.
Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtohet fondi prej 740 milionë lekësh i cili do të përdoret për shpërblimin e efektivëve që kanë qenë të angazhuar në protestë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të përcaktoj listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacion dhe do të kryej procedurat për dhënien e shpërblimit.


