Janë publikuar për herë të parë pamjet e vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimani nga forcat amerikane në Baghdad. Telekamera ishte instaluar në dronin që kreu sulmin.
Pamjet e vrasjes së Sulejmanit, lideri i padiskutuar, i dyti pas liderit supreme Ali Khameneit, dhe shumë herë i përmendur si pasardhës i presidentit Iranian Hasan Rouhani, janë publikuar nga amerikanët.
Si në një video – lojë lufte, droni ndjek automjetet ushtarake që shoqërojnë gjeneralin dhe i godet. Disa ushtarë mbijetojnë dhe përpiqen të largohen në këmbë. Por dhe ata janë shënjestruar dhe eleminuar fizikisht.
Pjesa tjetër është kronikë e këtyre ditëve: reagimi Iranian ndaj vrasjes së ish komandantit rojeve revolucionare të Iranit, u konkretizua me një sulm me raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak. Sulejmani, u varros në qytetin e tij të lindjes Kerman./abcnews.al