Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha, vetë dora e dhunës. Ka rrëmbyer protestën”/ Çupi: Dështoi tentativa për të fshehur grupin e zjarrit

schedule23:40 - 21 Tetor, 2026

schedule 23:40 - 21 Tetor, 2026

Analisti Frrok Çupi, në emisionin “Ora e njëmbëdhjetë” në ABC News, ka komentuar protestën dhe zhvillimet politike, duke akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se qëndron pas akteve të dhunës dhe se protesta është shndërruar në një aktivitet të drejtuar politikisht nga opozita.

Sipas Çupit, zhvillimet e fundit kanë përforcuar, sipas tij, pretendimin se pas protestës qëndrojnë struktura të lidhura me Partinë Demokratike, përfshirë sindikatat dhe një pjesë të pedagogëve që kanë shprehur mbështetje për lëvizjen.

Analisti e cilësoi protestën si një dështim për organizatorët, duke pretenduar se nuk arritën të fshihnin përfshirjen e grupeve që, sipas tij, lidhen me strukturat e Partisë Demokratike.



“Berisha është vetë dora e dhunës. Ai është shkaktari i egërsisë ndaj vendit. U rikonfirmua se prapa qëndrojnë të bijtë dhe se sindikatat janë degëzime të PD. U rikonfirmua se profesorë e Universitetit kanë ardhur në protestë si degë politike e PD. Dhe pjesa më e madhe e atyre që ishin në protestë janë ata që bëjnë pjesë ne PD.

Por ishte dhe një ditë dështimesh, dështoi tentativa e Berishës për të fshehur grupin e zjarrit që fshihej në PD. Tani protesta nëse quhet protestë është krejtësisht e korruptuar. Askush nuk e ha më këtë për protestë studentësh, flamingosh apo protestës kundër qeverisë. Kjo është protestë e Berishës që është në gjyq për një korrupsion shumë të madh.

21 tetori është dita kur është vrarë Remzi Hoxha me urdhër të Sali Berisha. Në krye të Sindikatës së Universitetit ishte një nga ata të SHIK që ka marrë pjesë në vrasje. Imagjinoni, një nga vrasësit e këtij dëshmori udhëhiqte protestën sot”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!