Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka komentuar zhvillimet e luftës në Ukrainë dhe strategjinë e Rusisë, duke u ndalur te sfidat e sigurisë me të cilat përballet Moska dhe ndikimi i qëndrimit të presidentit amerikan Donald Trump në zhvillimet e konfliktit.
Gjatë analizës, Elezi u shpreh se Ukraina përbën një sfidë të rëndësishme për sigurinë e Rusisë, duke argumentuar se zhvillimet e luftës po e vendosin Moskën përballë vështirësive gjithnjë e më të mëdha.
“Ukraina është e rrezikshme për vetë Rusinë brenda saj. Shumë sfida ka pasur Rusia brenda territorit të saj nga Ukraina. Mund të themi se Ukraina po përfundon gjithnjë e më tepër në një drejtim të një situate të rëndë për sigurinë e Rusisë”, deklaroi Elezi.
Eksperti theksoi gjithashtu se Rusia po përpiqet të shfrytëzojë situatën politike në Shtetet e Bashkuara dhe qasjen e Donald Trump ndaj luftës në Ukrainë.
“Provoi në një marrëdhënie të re me Kinën për të pasur mbështetje, dhe karta e saj mbeti Irani një nga partnerët që do defokusonte SHBA dhe partnerët e saj. Por e kemi thënë se gjërat që janë nën kontrollin rus do të kalojnë nën kontrollin ndërkombëtar. Sepse në bazë të informacioneve që janë kaluar në disa zyra të rëndësishme , Moska beson se një periudhë paqe apo një referendum do ta sjellë Rusinë në kufijtë e saj. Por nuk do të preken kufijtë e Ukrainës. Putin është i gatshëm të mbajë situatën që kishte më parë duke besuar se do sjellë një udhëheqje ndërkombëtare”, tha ai.
/abcnews.al/


