Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar për diegjen e makinës së nënkryetarit të Kuvendit, Sllavko Simiç, mbrëmë në Leposaviç.
Përmes një deklarate për mediat Konjufca e ka konsideruar akt kriminal djegien e makinës së Simiç.
Sipas kryeparlamentarit akte të tilla rrezikojnë jetën e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe duke shkatërruar pasurinë e qytetarëve të Kosovës, përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të ligjit dhe si të tilla janë të dënueshme.
“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”./abcnews.al