Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Daku, në formacionin e javës/ Sulmuesi i kombëtares, ndër 11 më të mirët në ligën e Rusisë

schedule12:50 - 21 Tetor, 2026

schedule 12:50 - 21 Tetor, 2026

E tregoi veten dhe u shpërblye.

Mirlind Daku shënoi dy gola për Spartakun e Moskës në ndeshjen e kampionatit rus ndaj Rubinit, fituar 4-0, dhe faqja e rëndësishme ruse “çempionat” e vendosi në 11 më të mirët e kësaj jave.

Sulmuesit të kombëtares shqiptare iu deshën vetëm 28 minuta për t’ia dalë, pasi erdhi nga stoli, dhe bashkë me të në njëmbëdhjetë më të mirët e javës ishin edhe dy lojtarë të tjerë të Spartakut, Kordoba dhe Karlukas.



Pasi hyri në lojë në minutën e 62-të, goditi saktë në të 65-ën, ndërsa rrjetën e dytë e la për në fund, në 90’.

Duket se të gjithë janë të lumtur me paraqitjet e Dakut, I cili shënoi dy herë edhe në ndeshjen e mesjavës në Kupën e Rusisë, në fushën e Rodinës, në suksesin 4-2.

Drejtori I përgjithshëm I Spartakut, Sergej Nekrasov, deklaroi për mediat se ai është I kënaqur me sulmuesin, dhe shtoi se legjionari po e bën shumë mirë punën e tij.

“Daku bën në fushë pikërisht atë për të cilën e morëm”, – ishin fjalët e Nekrasovit, ndëras klubi kryeqytetas pagoi 11 milionë euro për yllin kuqezi.

Ndërkaq, Mirlindi ka 5 gola në kampionat në 10 ndeshje, si dhe ka shërbyer një asist, veçse ai ka luajtur vetëm gjysmën e minutave.

Mesatarja e tij është një gol çdo 100 minuta, pra afërsisht një realizim për çdo ndeshje

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!