Tjetër tragjedi në ujrat greke.
Dymbëdhjetë emigrantë kanë humbur jetën pranë ishujve Lesbos dhe Samos, në pjesën verilindore të detit Egje pasditen e të hënës, pasi varkat me të cilat udhëtonin u përmbysën gjatë ndjekjes nga Roja Bregdetare.
Fillimisht pesë burra dhe një grua humbën jetën pasi skafi që transportonte emigrantë nga Turqia bëri një manovër të papritur dhe u përmbys rreth katër milje detare në veri të SAMOSIT.
Ndërsa në Lesbos humbën jetën katër burra, një grua dhe një foshnjë pasi varka me të cilën udhëtonin u përplas me një anije të Rojës Bregdetare greke dhe u përmbys pranë zonës së Agrilias.
Autoritetet arrestuan drejtuesin e varkës, një turk 37-vjeçar dhe një iranian të cilët ishin mes të mbijetuarve me dyshimin për trafikimin e emigrantëve.
Qeveria e Mitsotakis përmes ministrit grek të Transportit detar Vasilis Kikilias u zotua për “tolerancës zero” ndaj trafikantëve të emigrantëve.
Deti Egje është një rrugë që përdoret shpesh nga emigrantët që nisen nga Turqia dhe vende të tjera të Lindjes me shpresën për të arritur në Evropë.
Italia dhe Greqia kanë politika të ashpra për emigrantët që hyjnë ilegalisht në shtetet e tyre, ndërsa ky vijon të jetë një nga debatet kryesore brenda unionit.


