Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

620 goditje në 3 minuta! Alfi Selmanaj nga Kosova shkruan historinë në Guinness

schedule13:03 - 20 Tetor, 2026

schedule 13:03 - 20 Tetor, 2026

Nga Deçani drejt librit të rekordeve Guinness! Alfi Selmanaj, 29-vjeçari nga Kosova, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke realizuar 620 goditje pingpongu me murin në vetëm 3 minuta!
Një sfidë që kërkonte shpejtësi, përqendrim maksimal dhe kontroll të përsosur të topit, por mbi të gjitha vullnet për të thyer kufijtë e vetes.

Për këtë rekord, Alfi u stërvit intensivisht për dy javë, ndërsa përgatitjet dhe aplikimi për miratimin e sfidës kërkuan muaj të tërë. Rekordin e realizoi në ambientet e shkollës ku kishte studiuar, në prani të vëzhguesve në Deçan dhe nën vëzhgimin e tri kamerave, që duhej të dokumentonin çdo detaj të performancës së tij.

Rregullat ishin të rrepta: të qëndronte 50 centimetra larg murit, të mos e prekte atë dhe të kryente çdo goditje brenda kohës së përcaktuar. Por si arriti Alfi të bëhej pjesë e Guinness Ëorld Records? Ai tregon se aplikimi ishte më i vështirë se vetë rekordi, pasi kërkoheshin saktësi, dokumentacion dhe njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.



I apasionuar pas pingpongut që nga shkolla fillore, Alfi nuk u dorëzua, edhe pse ky sport nuk i kishte sjellë përfitime financiare. Sot, krahas këtij suksesi, ai punon si fotograf dhe ka studiuar ekonomi, ndërsa interes të veçantë ka edhe për kibernetikën. Një histori që dëshmon se pasioni, këmbëngulja dhe besimi te vetja mund të të çojnë shumë larg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!