Nuk ishte paraqitja e tij më e mirë, por gjithsesi, ishte I rëndësishëm.
Ernest Muçi nuk mori një notë veçanërisht të lartë në sfidën ndaj ish-ekipit të tij, Beshiktash, ndonëse prania e tij në fushë e ndihmoi Trabzonsporin.
Ylli I kombëtares shqiptare ishte protagonist në golin e parë të skuadrës së tij në fitoren 2-0 në ndeshjen e Superligës turke.
Driblimi I tij ishte I shkëlqyer dhe ndihmoi shokun e ekipit, Ëzan Tufan, për të realizuar për 1-0 në 21’.
Golin e dytë e shënoi Mohamed Salah në 71’, duke qenë një nga më të mirët në fushë, ashtu si edhe portieri Onana, që ndaloi disa herë Beshiktashin.
Muçi luajti për 88 minuta, dhe u zëvendësua pranë fundit në një lëvizje të Trabzonsporit për të fituar kohë dhe për të forcuar lojën në mbrojtje.
Ylli shqiptar ka dy gola e dy asistë në 7 ndeshje në Superligën turke, ndërsa në total në sezon ka dy gola e tre asiste në 10 ndeshje, përfshi Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës.
Trabzonspor është në vendin e katërt në kampionatin turk me 16 pikë, po aq sa Fenerbahçe që është e treta, tri pikë më pak sesa Gallatasaraj kampion dhe kryesues.


