Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Japonia drejt “Hënës” së Marsit/ “Jaxa” do sjellë në tokë mostra nga Phobos

schedule12:12 - 20 Tetor, 2026

schedule 12:12 - 20 Tetor, 2026

Japonia ka nisur një mision hapësinor drejt Phobosit, njërës prej dy hënave të planetit Mars. Synimi është të mbledhë mostra pluhuri nga sipërfaqja e saj dhe t’i sjellë në Tokë për analiza shkencore.

Misioni, i njohur si Mars Moons Exploration udhëhiqet nga Agjencia Japoneze e Eksplorimit Hapësinor. Për këtë udhëtim është projektuar një sondë kozmike pa ekuipazh, e cila transportohet në hapësirë nga një raketë dhe do të kryejë kërkime shkencore pa praninë e astronautëve.

Sonda pritet të mbërrijë pranë Marsit në vitin 2027, ku do të studiojë dy hënat e tij, Phobos dhe Deimos. Fillimisht, ajo do të vëzhgojë Deimosin, për t’u përqendruar më pas te Phobosi, ku planifikon të mbledhë mostra nga sipërfaqja.



Nëse gjithçka shkon sipas planit, kapsula që do të transportojë mostrat pritet të rikthehet në Tokë në vitin 2031. Ky do të ishte një sukses i rëndësishëm shkencor, pasi do të mundësonte për herë të parë analizimin në laboratorë tokësorë të materialit të marrë nga një prej hënave të Marsit.

Një nga objektivat kryesorë të misionit është të zbardhë misterin e origjinës së Phobosit dhe Deimosit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!