Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat e dhunshme/ Rama përsërit thirrjen për dialog, nxjerr karriget para Kryeministrisë

schedule09:53 - 20 Tetor, 2026

schedule 09:53 - 20 Tetor, 2026

Pas një jave protestash të shoqëruara me tensione, përplasje me forcat e policisë dhe sulme ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin e tij për dialog. Në shenjë simbolike, përpara godinës së Kryeministrisë janë vendosur karrige të shoqëruara me pankartat ku shkruhet “Dialog”.

“Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e ripërsëriti edhe një ditë më parë gatishmërinë për të zhvilluar bisedime, duke nënvizuar se dialogu nuk mund të zhvillohet me persona që përdorin dhunën. Rama ka deklaruar se mbetet i hapur për të dëgjuar dhe shqyrtuar kërkesat e qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore, ndërsa ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj individëve që përfshihen në akte të dhunshme.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!