Nuk është se ka ndodhur ndonjë revolucion. Që Reali të fitojë në kampionati spanjoll, aq më tepër në “Santiago Bernabeu”, ky cilësohet normalitet, e megjithatë suksese të tilla të japin moral.
Sevilja u mund 4-1 në Madrid, dhe fitorja erdhi në një moment tepër delikat, kur Barcelona duket sikur luan në një tjetër planet, dhe pikërisht përpara El Klasikos.
Në një përballje aspak të lehtë, të besuarit e Zhoze Murinjos shënuan shpejt, kur topin në rrjetë e dërgoi Arda Gyler.
Talenti turk, më në fund titullar, ndryshoi lojën e “merengesve”, duke bërë që të binin më shumë era futboll.
Më pas, Kilian Mbape realizoi dy gola, në 37’ dhe 63’ me penallti, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
Sevilja thjesht shkurtoi shifrat 10 minuta para fundit me rrjetën nga Bueno, ndërsa Diomande i vuri vulën përballjes së La Ligës dy minuta më pas.
Reali luajti vërtet më mirë ndaj një kundërshtari serioz, në vazhdimësi të përmbysjes që realizoi në Champions në fushën e Romës.
“Gyleri ndryshon Madridin, – është titulli I “Markës”, – turku kthen rendin dhe qetësinë, kthen futbollin dhe shënon një gol të madh! Mbape me dy gola dhe Diomande plotësojnë goleadën para El Klasikos”!”
E përditshmja tjetër madrilene, “AS”, ka tjetër refren: Diomande ndryshon Madridin! Shënon gol, merr pjesë në dy gola të tjerë! Sevilja proteston për kartonin e kuq që mungoi për Gylerin!
Reali është në vend të tretë në renditjen e La Ligës me 21 pikë, një pikë prapa Atletikos, ndërsa Barcelona kryeson me 27 pikë të plota, e të dielën e ardhshme e pret në “Kamp Nou”./abcnews.al


