Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kumbaro prindërve: Distanconi fëmijët nga dhuna! Ministrja e Arsimit fton studentët për dialog

schedule10:16 - 19 Tetor, 2026

schedule 10:16 - 19 Tetor, 2026

Mbi 1400 shkolla në të gjithë Shqipërinë kanë filluar mësimin këtë të hënë.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka garantuar se institucionet arsimore janë të hapura dhe funksionojnë normalisht, ndërsa ka vlerësuar përkushtimin e mësuesve dhe punonjësve të sistemit arsimor.

Përmes një mesazhi nga ambientet e Ministrisë së Arsimit, Kumbaro u është drejtuar edhe studentëve, duke i ftuar për dialog.



“Punonjësit e Ministrisë së Arsimit nuk kanë ndaluar asnjë ditë punë, qoftë fizikisht, qoftë online për shkak se një pjesë e zyrave të janë të dëmtuara. Gjatë fundjavës kemi qenë në komunikim pa pushim me sistemin tonë arsimor që java të rifillojë në të gjitha shkollat, ku ju presin krahëhapur mësuesit, drejtuesit, oficerët e sigurisë, punonjësit socialë. Jemi të gjithë në krye të detyrës. Dua t’u shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjithë mësuesve për gjithë përkushtimin e dhënë dhe kohën jo vetëm për fëmijët, por për komunikimin me prindërit”, tha Kumbaro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!