Kryeministri Edi Rama deklaroi se është i gatshëm të dialogojë me këdo dhe në çdo orë.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, Rama u shpreh se dialog nuk do të ketë me forcat politike që janë me dhunën.
“Dialog me këdo, përveç forcave politike që janë me dhunën. Kushdo tjetër, është i mirëseardhur, jam gati të shkoj dhe të dëgjoj. Por zgjidhje politike me ndryshime artificiale të lidershipit, nuk ka. Nuk është këtu pushteti im personal. Unë nuk e kam personal pushtetin. Për mua, zyra e kryeministrit nuk është vend pune, është mision që ma kanë besuar 800 mijë e kusur shqiptarë deri në 2029”, theksoi ai./abcnews.al


