Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dy burimet e propagandës më të shëmtuar ndaj policisë”/ Rama: News 24, evazion fiskal. Syri, lavatriçe e parave të zeza

schedule08:44 - 19 Tetor, 2026

schedule 08:44 - 19 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të rinjtë që kanë dhunuar Policinë e Shtetit nuk do të përfitojnë arsim falas.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, Rama u shpreh se me taksat e shqiptarëve do riparohen dëmet e shkaktuara.

Kreu i qeverisë tha se televizioni News 24 është gropa e madhe e fshehjes së të ardhurave, ndaj dhe pronari i saj duhet të jetë përpara drejtësisë.



Syri TV, Rama e cilësoi si lavatriçen e parave të zeza.

“Nuk do të kenë arsim falas ata studentë që dhunojnë Policinë e Shtetit. Asnjë kokërr leku nuk do të marrin ata nga taksat e shqiptarëve. Nga taksat e shqiptarëve do të riparojmë trotuaret, kamerat, stolat. Edhe për gropën e madhe të fshehjes së të ardhurave të shtetit, News 24, pronari i të cilës duhet të jetë përpara drejtësisë, janë kapicë dosjet për evazion fiskal, miliona euro dhe të cilit Prokuroria e Tiranës i ka dhënë imunitet. Apo lavatriçja e parave të zeza, Syri. Dy burimet e propagandës më të shëmtuar ndaj Policisë së Shtetit. Si do i dorëzohet shteti, qeveria, parlamenti, këtij vulgariteti, kësaj të keqeje, këtyre që qajnë për studentët. Shumica e tyre marrin para në dorë, grabisin pensionet, janë para të zeza për të bërë analiza. Nuk kanë zemër të kontribuojnë të paktën me tatimin mbi pagën e tyre të zezë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!