Kryeministri Edi Rama deklaroi se në 4 muaj protestë, nuk ka dëgjuar asnjë kërkesë të lidhur me arsimin, shëndetësinë apo strehimin.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, Rama u shpreh se protestuesit nuk kanë trokitur te dera e tij dhe ata nuk kanë kërkuar dialog.
“Duhet një zgjidhje sigurisht, sepse këto që thashë janë pjesë e zgjidhjes, por nuk janë zgjidhja. Forca e policisë është njëra anë dhe nuk duhet të vihet në diskutim. Le të shikojnë si veprojnë kolegët e tyre në Francë. Nuk ka aty, jo se isha me duar në xhepa. Ti je aty, sepse je me të. Je po aq shënjestër e policit. Ana tjetër, është fjala, jo kjo. Dialogu. Mua më thonë këta të kashmirit, që grabisin pensionet, që ndenjën 4 muaj atje, nuk dëgjoi asnjëri. Nëse ka njeri që i ka dëgjuar ata, jam unë, kanë qenë poshtë dritares sime. Ata bërtisnin burg ose litar. 4 muaj, nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë racionale që lidhet me arsimin, shëndetësinë. Nuk kam dëgjuar dera të trokasë”, theksoi ai./abcnews.al


