Kryeministri Edi Rama u shpreh se protesta e dhunshme nuk është revoltë për arsimin.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, Rama deklaroi se nuk mund të jenë studentë ata që duartrokasin djegien e një polici.
“Kjo nuk është revoltë për arsimin. Në 2018, ishin 20 mijë nxënës, e bllokuan i bllokuan universitetet, e bllokuan mësimin, por ishin paqësorë dhe kishin kërkesa për universitetin. Çfarë studentësh janë këto? Si mund të jenë studentë këta që adhurojnë gurin, që duartrokasin djegien e policit, me djegien e bizneseve, që duartrokasin djegin e bankave, si mund të jenë studentë. Këta nuk janë studentë. Këta nuk ka si të jenë studentë, edhe pse mund të jenë regjistruar në shkollë. Vullneti i popullit do kthehet përmbys?”, theksoi ai./abcnews.al


