Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Prokuroria e Përgjithshme nuk ka as guxim për një deklaratë”, Beqiri: Qeveria teknike do të ishte sabotim për integrimin

schedule21:34 - 18 Tetor, 2026

schedule 21:34 - 18 Tetor, 2026

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe debatet për krijimin e një qeverie teknike, duke e cilësuar një skenar të tillë si të dëmshëm për Shqipërinë dhe procesin e integrimit europian.

Beqiri kritikoi gjithashtu Prokurorinë e Përgjithshme për mungesën e reagimit, ndërsa deklaratën e bërë së fundmi e interpretoi si përkrahje pas kryerjes së një vepre penale.

Sipas avokatit, krijimi i një qeverie teknike do të kërkonte të paktën një vit, duke sjellë, sipas tij, pasoja të rënda për integrimin.



 “Prokuroria e Përgjithshme nuk ka as guxim për një deklaratë. Kjo e sotmja është përkrahje pas kryerjes së veprës penale. Nesër, nëse krijohet një qeveri teknike, do të duhet minimumi një vit për t’u krijuar. Kërkohet një vit për të zëvendësuar personat, që do të thotë sabotim i ashpër dhe dëmsjellës. Janë proserbë dhe prorusë dhe nuk e lënë qeverinë të na çojë në BE. Edhe samitet që janë bërë në Shqipëri me kryetarë shtetesh, ishte BE-ja dhe SHBA-ja që dërguan Ramën në incidentin e rëndë mes Greqisë dhe Turqisë. Rama është burrë shteti!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!