Kryeministri Edi Rama deklaroi se do shtrëngohet rrethi ndaj personave të cilët dalin me maska në protestat e dhunshme.
Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se do të zbulohet identiteti i tyre.
Kreu i qeverisë nënvizoi se plumbat e gomës u përdoren nga policia, pasi një efektiv pësoi çarje të nofullës nga një protestues.
“E dini pse ndodhi gjuajtja me plumb gome? Efektivi i policisë mori zarin e çelikut këtu, iu ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi kriminelin që qëlloi. Merreni shikojeni policinë në Francë. Çfarë është kjo? RENEA ka detyrë të dalë, kur ka kërcënim. Doli dhe do dalë. Do shtrëngohet rrethi ndaj tyre me maska. Kush do të flasë me mua pa maska, jam këtu. Kush dërgon mesazh me gur e me maska, mua dhe shtetin na ka përballë”, theksoi ai./abcnews.al


