Kryeministri Edi Rama ka dënuar dezinformimet në rrjetet sociale, ku sipas tij, pretendohen se çifutët do të vijnë në Vlorë.
Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se një tjetër lajm i pavërtetë, është ai që thuhet se në protestë ka ushtarë serbë.
“Na ka dalë Izraeli, na kanë dalë çifutët. Ky vend, sot është më i ofertë se kurrë në arenn ndërkombëtare. Izraeli është vend mik, ashtu siç është edhe Katari. Aty ku u kap filli, në fakt nuk ishte investim izraelit, por amerikan dhe katarez që thuhet. Njëri prej amerikanëve është hebre, vëllezërit sirianë, që jetojnë në Katar do bashkëpunojnë me të. Njëherë thonë do sjellin palestinezët e zhvendosur, njëherë thonë do sjellin çifutët në Vlorë. Qershia mbi tortë, janë ushtarët serbë që kanë ardhur këtu. Kjo është marrëzi. Këtë film, ne e kemi parë. Ndryshe nga Franca, Spanja, Belgjika, Portugalia, ku kjo flamë lunatikësh neokomunist, po i marrin të keqen atyre të parëve, Karl Marskit, këta nuk kanë as mend fare. Këtu nuk është si atje”, theksoi ai./abcnews.al


