Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Protestuesit dalin në Bulevard, zhvendosen para Kryeministrisë

schedule15:50 - 16 Tetor, 2026

schedule 15:50 - 16 Tetor, 2026

Protestuesit kanë dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa një pjesë e tyre po zhvendosen në drejtim të Kryeministrisë. Lëvizja vjen në vijim të protestës në kryeqytet, ku pjesëmarrësit janë mbledhur për të vijuar tubimin e tyre.

Dita e katërt e protestës nisi këtë të premte përpara Ministrisë së Arsimit, ku një grup të rinjsh u grumbulluan pranë godinës që në orët e para të paradites. Mes turmës u vunë re edhe të rinj me maska, ndërsa, ndryshe nga ditët e mëparshme, në nisje të marshimit pati edhe një komunikim mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit i kërkuan njëri-tjetrit të shmangnin tensionet me uniformat blu.

Por gjatë marshimit, situata u përshkallëzua, me protestuesit që thyen kangjella, dogjën kosha në rrugë, si dhe thyen kamera sigurie dhe tabela. Pas lëvizjes nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit u rikthyen sërish pranë Ministrisë së Arsimit, ku vijuan përplasjet me policinë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!